Pajisjet e Centralit Atomik Elektrik “Belene” nuk do të shfrytëzohen për Centralin “Kozlloduj”

Kuvendi Popullor me votat e GERB-SDS, PP-DB dhe DPS hodhi poshtë propozimin e "BSP për Bullgarinë" që një pjesë e pajisjeve për Centralin Atomik Elektrik "Belene" të shfrytëzohen për zëvendësimin e gjeneratorit të tretë të avullit nga blloku i 6-të i Centralit Atomik Elektrik "Kozlloduj", i cili vazhdimisht dëmtohet. Negociatat dhe veprimet për shitjen e pajisjeve me cikël të gjatë prodhimi, në pronësi të Kompanisë Kombëtare Elektrike, të destinuara për projektin e Centralit Atomik Elektrik "Belene" do të vazhdojnë.