Ushtarakë bullgarë do të trajnojë ushtarë ukrainas

Qeveria e përkohshme lejoi ushtrinë bullgare të trajnojë ushtarë ukrainas në territorin e vendeve anëtare të NATO-së. Në arsyetimet theksohet se me këtë vendim vendi ynë shpreh mbështetjen për Ukrainën, mbron vlerat euroatlantike dhe forcon solidaritetin e tij prej aleati ndaj përpjekjeve të përbashkëta në mbështetje të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Në deklaratën e Këshillit të Ministrave thuhet se “duke pasur parasysh afërsinë e konfliktit me kufirin tonë dhe rëndësinë e tij për sigurinë në Evropë, kontributi është në përputhje me përpjekjet e shteteve të tjera anëtare të Aleancës”. Nuk dihet ende se sa personel ushtarak do të marrë pjesë dhe ku do të stërviten ushtarër ukrainas, por selia e nismës është në qytetin gjerman të Wiesbaden.