Kremlini pa një kërcënim në Bullgari dhe Rumani për sigurinë e tij në Detin e Zi

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitrij Peskov tha se Rusia është e gatshme të marrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e saj."Sigurisht, prania e përqendruar e luftanijeve të NATO-së - ne marrim parasysh Bullgarinë dhe Rumaninë, vendet bregdetare që janë anëtare të aleancës - përfaqëson, veçanërisht në situatën aktuale, një kërcënim shtesë për Rusinë", tha Peskov para gazetarëve.Komenti i Peskov ishte në lidhje me strategjinë e sigurisë detare të Ukrainës të prezantuar nga Kievi. Peskov shtoi se premtimi i presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për të krijuar një "bashkim të vërtetë evropian të mbrojtjes", mbrojtje të përbashkët kundërajrore dhe kibernetike, demonstron synimet në Evropë për militarizim dhe konfrontim, transmeton BTA.