Ministria e Mbrojtjes: Nuk do të dërgojmë ushtarakë në Ukrainë

Bullgaria nuk do të dërgojë personel ushtarak në territorin e Ukrainës, konfirmoi në qëndrimin e saj Ministria e Mbrojtjes dhe kujtoi se vetëm parlamenti mund të marrë vendim për pjesëmarrjen e trupave bullgare në operacionet jashtë vendit tonë. “Një propozim i tillë nuk ka qenë asnjëherë në rend dite”, thekson Ministria.

"Kjo informatë, se do të dërgojmë trupa në Ukrainë, ndikoi shumë edhe tek kandidatët për shërbimin ushtarak", komentoi ministri në detyrë i mbrojtjes Atanas Zaprjanov në seancën pranverore të Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Sofje.

Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes, thuhet gjithashtu se, në përputhje me vendimin e Kuvendit Kombëtar, Bullgaria ka deklaruar pjesëmarrjen në misionin stërvitor të Bashkimit Evropian për të ndihmuar Ukrainën. Trajnimi i personelit zhvillohet në Gjermani, Poloni dhe në vende të tjera të BE-së. Në kuadër të këtij misioni është planifikuar të trajnohen mjekë luftarakë në Bullgari - deri në 60 persona për një 1 vit.

Още от LUFTA NË UKRAINË