Bullgaria i kërkoi BE-së mbrojtje kundër rritjes së importit të vezëve nga Ukraina

Duhet të vendoset një instrument i ri financiar për mbrojtjen e fermerëve në kohë krize, tha ministri në detyrë i bujqësisë, Georgi Tahov, para Këshillit të Bujqësisë në Bruksel. Ai shtoi se Bullgaria mbështet propozimin e Kroacisë dhe Sllovenisë për të ndërhyrë në planet strategjike në kuadër të Politikës së Përbashkët Bujqësore në mënyrë që të ketë një mekanizëm për mbështetje financiare "ad hoc" në rast krize, transmeton BTA.

Këshilli diskutoi situatën e tregut si rezultat i luftës në Ukrainë. Tahov theksoi, se nga fillimi i vitit 2024 ka një rritje të importit të vezëve të freskëta të pulës nga Ukraina në Bullgari. Ne insistojmë në masat mbrojtëse, sepse kjo krijon shqetësim serioz te përfaqësuesit e sektorit në vend, theksoi ministri.