Specialistët ukrainas inspektojnë pajisjet për Centralin e parealizuar Atomik Elektrik “Belene”

Specialistët e operatorit ukrainas të termocentraleve bërthamore "Energoatom" po vizitojnë sheshin e Centralit të parealizuar Atomik Elektrik “Belene” për t'u njohur në vend me pajisjet ruse të dorëzuara në kuadër të projektit, si dhe me dokumentacionin teknik, njoftoi Kompania Kombëtare Elektrike. Vizita është në lidhje me një vendim të Kuvendit Popullor të korrikut 2023 për negociatat për shitjen e mundshme të pajisjeve për projektin e ndërprerë për termocentralin e dytë bullgar - në Belene, për rreth 1.2 miliardë leva (600 milion euro). Ukraina shpreson të arrijë marrëveshjen për reaktorët nga termocentrali bërthamor Belene në qershor dhe t'i përdorë ato në termocentralin bërthamor Hmelnicka si pjesë e përpjekjeve të saj për të kompensuar humbjet pasi centrali i saj më i madh bërthamor në Zaporizhie, është nën kontrollin rus.


Още от LUFTA NË UKRAINË