Ndihma për Ukrainën po realizohet sipas planit, sipas ministrit ushtarak

Ndihma për Ukrainën po realizohet sipas planit. Këtë e bëri të ditur në Pazarxhik ministri në detyrë i mbrojtjes, Atanas Zaprjanov. “Deri më tani u dërguan pakot e votuara nga qeveria. Paketa e fundit, e cila u votua rreth 2 javë më parë, tani po përgatitet për dërgim”, theksoi ai. Pas disa ditësh do të mblidhet Këshilli Ndërinstitucional i Industrisë së Mbrojtjes dhe Sigurisë së Furnizimeve. Këshilli ndërinstitucional ushtron kontroll mbi zbatimin e Ligjit për kontrollin e eksportit të produkteve të mbrojtjes dhe produkteve dhe teknologjive me përdorim të dyfishtë. Lajmin e njoftoi Nevena Petrova – korrespondente e BNR në Pazarxhik.


Още от LUFTA NË UKRAINË