Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë kategorikisht Ukrainën

Që nga fillimi i kësaj lufte të paprovokuar, ne kemi ofruar ndihmë të vazhdueshme për Ukrainën në të gjitha nivelet e mundshme. Bullgaria do të vazhdojë me mbështetjen e saj kategorike për Ukrainën, deklaroi kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev në një video-konferencë me homologun e tij ukrainas Denis Shmigal. Kryeministri ukrainas falënderoi për mbështetjen bullgare, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Kryeministri Gllavçev konfirmoi se do të marrë pjesë në Konferencën për rindërtimin e Ukrainës, e cila do të mbahet në fillim të qershorit në Berlin. Ai ishte kategorik se Sofja mbështet "Formulën e Paqes" të Presidentit Volodimir Zelenski për t'i dhënë fund luftës dhe për të arritur një paqe gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme duke ruajtur integritetin territorial të Ukrainës. U diskutua edhe për situatën e diasporës bullgare prej 200 mijë banorësh në Ukrainë.

Още от LUFTA NË UKRAINË