30 janë arrestuar deri më tani për tregtimin e votave përpara zgjedhjeve të 27 tetorit

Qëllimi kryesor është që të mos ketë deformime në procesin zgjedhor, të mos ketë shkelje në zhvillimin e zgjedhjeve. Kështu deklaroi kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev para mbledhjes së qeverisë. “Duke qenë se është shumë aktuale tema se si e kryen punën Ministria e Punëve të Brendshme, do të ndaj se kemi marrë 168 kallëzime, prej të cilave 60 janë procedurë paraprake, janë hartuar 587 protokolle, 30 janë ndaluar dhe janë kryer 160 operacione të specializuara policore. Puna është ende në vazhdim”, theksoi Gllavçev. “Nga ana tjetër, ligjvënësi ka vendosur që qytetarët bullgarë të kenë dy mundësi për të ushtruar votën e tyre. Ne ecim sipas legjislacionit aktual dhe për këtë ne përpiqemi të sigurojmë drejtësinë e votimit me makineri”, tha gjithashtu kryeministri.