U caktuan vendet e votimit për 27 tetor në 57 vende

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve caktoi qendrat e votimit jashtë vendit për zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit. 710 janë seksionet në këtë fazë, në 57 vende. Nuk do të ketë seksione në Ukrainë, Liban, Izrael dhe Iran. Në ambasadën bullgare në Baku të Azerbajxhanit, për arsye të përshtatshmërisë nuk do të ketë seksion Në Turqi do të hapen më së shumti - 168 seksione, në Britaninë e Madhe janë 112. Në Gjermani do të votohet në 66 seksione, 64 janë në Spanjë. Në SHBA do të votohet në 53 vende, në Itali janë 27 dhe në Greqi – 23. Seksionet jashtë vendit përcaktohen edhe në bazë të kërkesave të paraqitura për votim jashtë vendit, si dhe informacioneve të marra nga ministria jonë e jashtme. Deri më 14 tetor pritet të merret pëlqimi për hapjen e seksioneve jashtë misioneve diplomatike në Austri, Algjeri, Bosnje-Hercegovinë, Norvegji dhe Zvicrë. Në Republikën Çeke votimi do të bëhet vetëm në përfaqësitë diplomatike.