Presidenti bëri thirrje për veprime kundër blerjes së votave

Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve për veprime bindëse kundër blerjes së votave. Në takimin me kreun e shtetit morën pjesë ministri i punëve të brendshme Atanas Illkov, ministri i inovacionit dhe zhvillimit që koordinon përgatitjet për zgjedhjet - Rosen Karadimov, përfaqësues të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Agjencisë Shtetërore "Siguria Kombëtare", Prokurori i Përgjithshëm Borisllav Sarafov.

Sipas Radev, ka shumë informacione për blerjen e votave për zgjedhjet e ardhshme të jashtëzakonshme parlamentare të 27 tetorit, sinjale të tilla pranohen edhe në institucionin presidencial.

“Veprimet që lidhen me blerjen e votave diskreditojnë jo vetëm idenë e demokracisë, por edhe delegjitimojnë institucionet që para se të zgjidhen”, theksoi presidenti dhe kërkoi që asnjë sinjal i votës së blerë dhe të kontrolluar të mos mbetet pa një përgjigje bindëse.

Lexoni më shumë: