Vazhdojnë operacionet e policisë kundër blerjes së votave në vend

Një operacion i specializuar policor po zhvillohet nga Drejtoria Rajonale e Policisë në rajonin e Sofjes kundër blerjes së votave para zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të 27 tetorit. Fokusi kryesor i fushatës është në komunatKostenec dhe Dollna Banja. Deri në mesditë të 14 tetorit janë kontrolluar 76 persona dhe 60 automjete, ndërsa gjashtë janë ndaluar. Në aksion marrin pjesë edhe oficerë të xhandarmërisë. Në hyrjet e dy komunave ka postblloqe të veçanta, tha shefi i departamentit të "Policisë së Sigurisë" në rajonin e Sofjes, komisioneri Petër Sokollov. Janë kontrolluar adresa private dhe objekte tregtare, do të kontrollohen sallat e lojërave të fatit dhe dyqanet peng, saktësoi ai.