Ekspozita e përbashkët “Dialogu” e Kënço Kënev dhe Valeri Llazarov me koreanen Çoi Xhi Yn prezantohet në Galerinë e Arteve në Ruse.
"Bota ndjen një nevojë të madhe për dialog dhe tolerancë. Në këtë mjedis të tensionuar ndërkombëtar, njerëzit kanë nevojë për një kauzë të përbashkët njerëzore, duke shkrirë barrierat e ftohtësisë dhe ndarjes. Le t'i japim një shans Shpresës, e cila gjen rrugën e saj në brezat e ardhshëm!" - shpjegon Kënço Kënev.
Kënço Kënev dhe kolegu i tij Valeri Llazarov u takuan për herë të parë në vitin 1973, kur aplikuan në klasën e gdhendjes së drurit në shkollën e atëhershme teknike, tani Shkolla e Mesme Profesionale e Zdrukthëtarisë dhe Arkitekturës së Brendshme "Josif Vondrak" në Ruse. Në dy vitet e fundit, të dy organizuan disa ekspozita të përbashkëta, raporton BTA.
"E ndjemë se do të ishte emocionuese me Çoi Xhi Yn të kombinonim pikëpamjet tona të përbashkëta për gjithçka që na emocionon“, thuhet në ftesën e Kënço Kënevit për ekspozitën. Ai saktëson se Çoi Xhi Yn është 33 vjeç. Ajo ka lindur në Seul të Koresë së Jugut dhe i pëlqen të vizatojë ndërsa udhëton nëpër botë. Së fundmi asaj i ka lënë mjaft përshtypje skena e artit bashkëkohor në Bullgari
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella MançevaMuzeu Letrar Kombëtar feston 174 vjetorin e lindjes së Ivan Vazov. Festimi shënon edhe përvjetorin e botimit të parë të pavarur bullgar të romanit "Nën zgjedhë", botuar në vitin 1894 nga shtëpia botuese "T. F. Çipev” – 130 vjet”, vëren Muzeu Letrar..
Forumi shkencor ndërkombëtar "Urat kulturore: histori të bullgarëve të rëndësishëm në Serbi" u mbajt në fund të qershorit në gjimnazin "Shën Kirill dhe Metodij" në Caribrod. Ngjarja u realizua me mbështetjen financiare të Ministrisë së Arsimit dhe..
Mbi 30 studiues të gjuhës bullgare nga njëmbëdhjetë vende u mblodhën në një forum dyditor në Sofje dhe Plovdiv, kushtuar alfabetit cirilik, për të prezantuar arritjet e tyre më të fundit në studimin e veprës së Kirilit dhe Metodit dhe për të kujtuar se..
Kultura bullgare dhe traditat vendase, të cilat deri vonë dukeshin ekzotike për pjesën tjetër të botës, gradualisht po bëhen pjesë e kulturës botërore të..