Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tregu si fenomen kulturor në të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen

Dokumentari dhe ekspozita na kujtojnë atmosferën unike të tregjeve në Sofje dhe historitë e tyre që ruhen nga koha

Foto: Mariana Vëllkanova

Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka shoqëruar historinë njerëzore dhe evolucionin e shoqërisë sonë për shekuj me rradhë.

Në ditët e sotme, kur edhe blerjet më të thjeshta të jetës së përdishme ndodhen një klikim larg apo disa minuta larg në hipermarketin më të afërt, a do të thotë kjo se tregu si vend fizik mund të zhduket në Bullgari? Ekipi i “Studio 24” i udhëhequr nga drejtoresha Ekaterina Minkova dhe politologu dr. Georgi Prodanov, është në kërkim të përgjigjes përmes projektit “Tregu në zhdukje si fenomen kulturor”.
Ekaterina Minkova dhe Georgi Prodanov
Detyra e tij kryesore është realizimi i një filmi dokumentar për tregjet e mëdha në Sofje dhe ndikimin e tyre në qytet, përmes vendeve tregtare, deficiteve, modës dhe mallrave. Vetë fundi i projektit do të shënohet me një ekspozitë me të njëjtin emër në galerinë "Serdika" në zemër të një prej "heronjve" kryesorë - Tregut të Grave (Zhenski Pazar) në Sofje.

Nga data 8 deri më 26 tetor në ambientet e ekspozitës do të shfaqen foto të vjetra arkivash të tregjeve emblematike të kryeqytetit tonë. Lidhur me pamjet, Georgi Prodanov thotë se shumica e tyre janë bërë nga të huajt që kanë kaluar në vendin tonë dhe i kanë tërhequr shumë tregjet vendase. Shumë nga këto foto janë të gjysmës së parë të shekullit të XX-të. Në ekspozitë do të mund të shihen imazhe të shitësve dhe blerësve të epokave të ndryshme, të bëra nga fotografi të vjetra, ndërsa në një tabletë çdo vizitor do të mund të shohë pesë filma me metrazh të shkurtër. 

"Tregu nuk është dhe nuk ka qenë kurrë vetëm një vend për të blerë. Perceptimet romantike për të nga fillimi i shekullit të XX-të - nuk janë vetëm për shkak të gjërave që dikush shkon për të blerë, sepse tregu përfshin gjithashtu atraksione dhe është një vend ku bashkatdhetarët mund të takohen. Për mendimin tim është një mënyrë specifike komunikimi dhe festimi", thotë Ekaterina Minkova, regjisore e filmit dokumentar, në studion e Radio Bullgarisë. Titulli i tij ende nuk është zgjedhur përfundimisht, por një gjë është e sigurt - një pjesë e kolonës zanore të filmit do të përfaqësojë "art për artin" përmes veprës së Mariana Vëllkanovës, një emër - një emblemë në kinemanë bullgare. Arkivi i Vëllkanovës me audio regjistrime të tregut nga periudha të ndryshme, të cilat ajo i ka përdorur për të realizuar filma të tjerë gjatë karrierës së saj, janë në tërësinë e tyre një koleksion kujtimesh zanore të viteve të kaluara, historive dhe faqeve të ekzistencës sonë.

"Tregjet janë interesante sepse lejojnë botë të ndryshme të bashkohen. Pavarësisht nëse po flasim për shekullin e XIX-të, shekullin e XX-të apo tani, tregu është i vetmi vend ku një milioner dhe një person me qindarka në xhep mund të takohen spontanisht, person me disa diploma dhe një që nuk mund të shkruajë as emrin e tij - specifikon skenaristi i projektit, dr. Georgi Prodanov. - Prandaj është një sfidë serioze jo vetëm nga ana kreative, por edhe nga ana intelektuale, të eksplorosh idenë e tregut. Arsyet pse njerëzit i vizitojnë ato, dhe mënyrat në të cilat tregu ndërton një mjedis, dhe ai mjedis nga ana e tij fillon të ndikojë dhe të ndryshojë njerëzit."

Ne nuk po kërkojmë periudha specifike, por fjalë për fjalë kërkojmë fotografi - histori që tregojnë për kohën dhe jetesën, pranon dr. Georgi Prodanov. Për këtë arsye, heronjtë e projektit janë profesori i historisë së kulturës moderne Aleksandër Kjosev dhe historianja dhe gazetarja Allbena Shkodrova, si dhe tre motrat Lili, Llora dhe Bllagorodna, të cilat kujtojnë fëmijërinë e tyre në treg, Zoti Georgi - djali i shoferit të karrocës, si dhe Stivi - një i huaj i ardhur në Bullgari në vitin 1988, i cili pas xhiros së parë në Tregun e Grave tha me vete: "Këta janë njerëzit e mi". Filmi do të na tregojë edhe këndvështrime interesante për një vend tjetër domethënës për kryeqytetin tonë, veçanërisht gjatë tranzicionit - Bitaku dhe historia e tij. "A shiten mallra atje apo histori?" mbase është një nga pyetjet e para që i bëni vetes.

“Mendimi im personal për Bitakun është se nëse gjatë socializmit ka qenë një vend ku kishte edhe disa gjëra të ndaluara, për të cilat ne nuk kemi pasur akses të lirë, si xhinse, magnetofon, kaseta dhe postera të grupeve të preferuara, aktualisht Bitaku ka ndryshuar. Është si një makinë kohe. Aty tashmë ka mbeturina të vogla, shumë shpesh nga socializmi, disa sende tashmë të harruara apo pjesë sendesh. Unë mendoj se në formën e tij aktuale, Bitaku nuk është për të gjithë."

Tregu është një organizëm i gjallë që zhduket dhe shfaqet njëkohësisht dhe përditë, është kategorik Georgi Prodanov.

"Nuk jam i sigurt nëse fakti se ne jemi këtu në cep të Europës Lindore vlen edhe për tregjet në Bullgari. Në fakt, perceptimi masiv i tregjeve është i ndikuar nga filmat dhe historitë veçanërisht për tregjet orientale të Perandorisë Osmane. Unë mendoj se në të vërtetë marrëdhëniet janë të njëjta si në Perëndim ashtu edhe në Lindje. Kudo mund të takoni njerëz që kanë varësi ndaj tregjeve, njerëz që komunikojnë përmes tyre. Ne bullgarët nuk i kemi aq shumëngjyrësh dhe tërheqës siç janë tregjet më në lindje nga ne. Në të njëjtën kohë, ne nuk jemi aq të varfër në marrëdhënie sa disa nga tregjet në Perëndim”.


"Ajo që po ndryshon edhe për mua është pikërisht problemi që ka tregu, është fakti që gjithnjë e më shumë njerëz janë atje duke shitur gjëra që nuk i kanë bërë vetë. Kjo ndryshon marrëdhënien blerës-shitës. Dhe në këtë kuptim, tregu po zhduket, sepse në fund të ditës, kështu ndodh edhe me tregtarët e mëdhenj”.


Foto: Mariana Vëllkanova, Marija Bojaxhieva, Galeria "Serdika", Facebook / Tregu i Grave

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Milena Selimi fitoi çmimin për përkthimin më të mirë në Panairin e 27-të të Librit në Tiranë për romanin bullgar "Kohëstrehim"

Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..

botuar më 24-11-19 8.30.MD

Lilija Zaharinova tregon histori përrallore në mjedisin urban

Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..

botuar më 24-11-18 7.35.PD

Kinemaja aventureske nga 39 vende mbërrin në "Bansko Film Fest"

Për vitin e njëzet e tretë, ekipi i “Bansko Film Fest” do të transferojë publikun në disa nga pikat më ekstreme të botës përmes 75 filmave nga 39 vende. “Të gjitha janë premiera, për disa prej tyre shfaqjet në Bansko do të jenë premiera botërore”, tha..

botuar më 24-11-17 7.25.PD