Kryeqyteti bullgar u gdhi me reshje të dendura bore dhe mbulesë dëbore të grumbulluar.
Aeroporti i Sofjes funksionon normalisht në kushtet e dimrit, njoftuan për BTA nga qendra e shtypit e aeroportit të kryeqytetit. Gjithashtu kryhen procedura kundër akullimit të avionëve.
Peizazhi është gjithashtu dimëror në shumë pjesë të Bullgarisë.
Sipërfaqet rrugore në pjesën më të madhe të vendit janë të lagështa, ndërsa në disa rajone reshjet janë nga shiu.
Në zonat me reshje bore dhe në vendet e larta, rrugët janë trajtuar për qarkullim në kushte dimërore, njoftoi Agjencia e Infrastrukturës Rrugore.
Drejtoritë rrugore të rretheve janë të gatshme të ndërmarrin veprimet e nevojshme për përpunimin e rrugëve në zonat e larta malore dhe qafat ku ka kushte për rrëshqitje dhe akull, bëhet e ditur nga njoftimi.
Apeli ndaj drejtuesve të automjeteve është që të dalin në rrugë me makina të përgatitura për kushtet e dimrit, të lëvizin me vëmendje të shtuar dhe shpejtësi të përshtatshme, duke mbajtur distancën e kërkuar dhe të mos bëjnë manovra të papritura.
Të gjithë qytetarët dhe kompanitë e transportit mund të marrin informacion për gjendjen aktuale rrugore dhe mirëmbajtjen dimërore të rrjetit kombëtar nga faqja e Agjencisë së Infrastrukturës Rrugore - www.api.bg, si dhe në çdo kohë të ditës duke telefonuar në tel. 0700 130 20.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTAKraishteto është një rajon në Bullgarinë Perëndimore, afër kufirit me Serbinë, i njohur për bukuritë e ruajtura natyrore. Në dekadën e fundit, ky rajon gëzon një interes në rritje në mes të turistëve. E megjithatë këtu mund të endesh për orë të tëra..
Për shumë njerëz, është një ëndërr të fillojnë vitin e ri mes bukurisë së qetë të një pushimoreje malore të mbuluar me borë. Vendpushimi i njohur bullgar i skive Borovec, i cili është vetëm një orë me makinë nga kryeqyteti bullgar Sofje,..
Vjeshta i jep një bukuri të veçantë fshatit Leshten, të fshehur në shpatet perëndimore të malit Rodopa. Muret e tij prej guri duken si një strumbullar në sfondin e festës së ngjyrave të natyrës dhe ruajnë komoditetin e shtëpisë bullgare. Eleonora..