Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një kishë unike në Dobërsko tërheq turistët dhe pelegrinët gjatë gjithë vitit

14
Foto: Kostadin Atanasov

I vendosur në këmbët e malit Rilla, fshati Dobërsko tërheq turistë nga i gjithë vendi gjatë gjithë vitit. Legjenda thotë se disa nga banorët e parë në zonën e vendbanimit të sotëm kanë qenë ushtarët e verbuar të mbretit Samuill,  të cilët kanë ndaluar udhëtimin e tyre për në Manastirin e Rillës për shkak të dimrit të ashpër. Ky episod tragjik në historinë bullgare ndodhi në vitin 1014, kur perandori bizantin Vasili II mundi ushtrinë e mbretit bullgar Samuill në malet e Bellasicës dhe verboi ushtrinë e tij prej 15 000 ushtarësh. Në zonën e fshatit të sotëm Dobërsko, ata gjetën ujë shërues që ua qetësonte dhimbjen e syve dhe vendosën të qëndrojnë, dhe më vonë hodhën themelet e Shkollës së Dobërskos për këngëtarë të verbër, e cila gëzonte një famë të madhe në të kaluarën.

Kisha lokale "Shën Theodhor Tiron dhe Shën Theodhor Stratilat" daton në vitin 1614 dhe është një nga 100 objektet turistike kombëtare. Tempulli është shpallur monument kulture dhe është nën mbrojtjen e UNESCO-s.


 

Në bazilikën trenefshe gjenden 460 imazhe, shumica e të cilave nuk respektojnë normat e pranuara përgjithësisht.

Ikonostasi ndahet nga altari me një mur në të cilin janë paraqitur dymbëdhjetë apostujt në lartësi të plotë, gjë që është e rrallë në kishat bullgare.

Është kurioz numri i imazheve të shenjtorëve femra, i cili i kalon 30. Kisha është unike edhe me afreskun e skenës së Shpërfytyrimit, në të cilën Jezu Krishti është paraqitur në diçka si një anije kozmike.


Pastrimi dhe restaurimi i afreskeve filloi në vitet 1970 dhe zgjati 10 vjet. Më parë, ato ishin të mbuluara me një shtresë të trashë bloze të formuar nga djegia e një numri të madh qirinjsh dylli dhe dhjami.


Afresket janë pothuajse plotësisht të ruajtura, gjë që vjen për shkak të dritës së ulët në tempull, temperaturës konstante dhe ajrosjes së shkëlqyer. Shërbimet hyjnore në kishë mbahen vetëm tre herë në vit - në Krishtlindje, Pashkë dhe në Ditën e Shën Theodhorit.


Për vetitë shëruese të burimit në oborrin e kishës së “Shën Theodhor Tironit dhe Shën Theodhor Stratilat” ka shumë legjenda. Rrjedha e tij është konstante gjatë të gjitha stinëve, dhe uji nuk ngrin kurrë, edhe në ditët më të ngrira të vitit.


Lexoni më tepër:

Përpiloi: Kostadin Atanasov
Foto: Kostadin Atanasov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pernik është gati për festivalin dimëror më të zhurmshëm dhe të larmishëm në Evropë - "Surva"

Pernik ndodhet vetëm 35 km në jugperëndim të Sofjes dhe të gjithë e njohin si "qytetin e arit të zi" ose "qyteti i minatorëve". Megjithatë, vitet e fundit, pamja e Pernikut ka ndryshuar dhe ne e lidhim gjithnjë e më shumë qytetin me festën e tij të..

botuar më 25-01-24 6.00.MD

Në mes të bukurisë magjike dimërore të rajonit Kraishteto

Kraishteto është një rajon në Bullgarinë Perëndimore, afër kufirit me Serbinë, i njohur për bukuritë e ruajtura natyrore. Në dekadën e fundit, ky rajon gëzon një interes në rritje në mes të turistëve. E megjithatë këtu mund të endesh për orë të tëra..

botuar më 25-01-17 7.09.MD

Në shpatet diellore të vendpushimit bullgar të skive "Borovec" ditët e para të 2025

Për shumë njerëz, është një ëndërr të fillojnë vitin e ri mes bukurisë së qetë të një pushimoreje malore të mbuluar me borë. Vendpushimi i njohur bullgar i skive Borovec, i cili është vetëm një orë me makinë nga kryeqyteti bullgar Sofje,..

botuar më 25-01-06 6.33.MD