I vendosur në këmbët e malit Rilla, fshati Dobërsko tërheq turistë nga i gjithë vendi gjatë gjithë vitit. Legjenda thotë se disa nga banorët e parë në zonën e vendbanimit të sotëm kanë qenë ushtarët e verbuar të mbretit Samuill, të cilët kanë ndaluar udhëtimin e tyre për në Manastirin e Rillës për shkak të dimrit të ashpër. Ky episod tragjik në historinë bullgare ndodhi në vitin 1014, kur perandori bizantin Vasili II mundi ushtrinë e mbretit bullgar Samuill në malet e Bellasicës dhe verboi ushtrinë e tij prej 15 000 ushtarësh. Në zonën e fshatit të sotëm Dobërsko, ata gjetën ujë shërues që ua qetësonte dhimbjen e syve dhe vendosën të qëndrojnë, dhe më vonë hodhën themelet e Shkollës së Dobërskos për këngëtarë të verbër, e cila gëzonte një famë të madhe në të kaluarën.
Kisha lokale "Shën Theodhor Tiron dhe Shën Theodhor Stratilat" daton në vitin 1614 dhe është një nga 100 objektet turistike kombëtare. Tempulli është shpallur monument kulture dhe është nën mbrojtjen e UNESCO-s.
Në bazilikën trenefshe gjenden 460 imazhe, shumica e të cilave nuk respektojnë normat e pranuara përgjithësisht.
Ikonostasi ndahet nga altari me një mur në të cilin janë paraqitur dymbëdhjetë apostujt në lartësi të plotë, gjë që është e rrallë në kishat bullgare.
Është kurioz numri i imazheve të shenjtorëve femra, i cili i kalon 30. Kisha është unike edhe me afreskun e skenës së Shpërfytyrimit, në të cilën Jezu Krishti është paraqitur në diçka si një anije kozmike.
Pastrimi dhe restaurimi i afreskeve filloi në vitet 1970 dhe zgjati 10 vjet. Më parë, ato ishin të mbuluara me një shtresë të trashë bloze të formuar nga djegia e një numri të madh qirinjsh dylli dhe dhjami.
Afresket janë pothuajse plotësisht të ruajtura, gjë që vjen për shkak të dritës së ulët në tempull, temperaturës konstante dhe ajrosjes së shkëlqyer. Shërbimet hyjnore në kishë mbahen vetëm tre herë në vit - në Krishtlindje, Pashkë dhe në Ditën e Shën Theodhorit.
Për vetitë shëruese të burimit në oborrin e kishës së “Shën Theodhor Tironit dhe Shën Theodhor Stratilat” ka shumë legjenda. Rrjedha e tij është konstante gjatë të gjitha stinëve, dhe uji nuk ngrin kurrë, edhe në ditët më të ngrira të vitit.
Lexoni më tepër:
Manastiri i Baçkovos është një nga qendrat më të rëndësishme shpirtërore në Bullgari. I themeluar në vitin 1083 nga Grigorie Bakuriani, një gjeneral bizantin me origjinë gjeorgjiane, ky manastir ruan traditën ortodokse bullgare të gërshetuar me..
Moti i thatë dhe i nxehtë nuk është në favor të fermerëve, por po ndihmon punëtorët që nxjerrin kripë në brigjet e Detit të Zi. Nxjerrja e kripës është një nga aktivitetet më të vjetra të njerëzve në qytetin detar Pomorie (Bullgaria Juglindore) -..
Rilla është ndër malet më tërheqëse në Bullgari, si për bashkatdhetarët, ashtu edhe për mysafirët nga jashtë. Në këtë mal ngrihet maja më e lartë jo vetëm në Bullgari, por edhe në Gadishullin Ballkanik - Musalla (2925 m), emri..