Ekspozita e përbashkët “Dialogu” e Kënço Kënev dhe Valeri Llazarov me koreanen Çoi Xhi Yn prezantohet në Galerinë e Arteve në Ruse.
"Bota ndjen një nevojë të madhe për dialog dhe tolerancë. Në këtë mjedis të tensionuar ndërkombëtar, njerëzit kanë nevojë për një kauzë të përbashkët njerëzore, duke shkrirë barrierat e ftohtësisë dhe ndarjes. Le t'i japim një shans Shpresës, e cila gjen rrugën e saj në brezat e ardhshëm!" - shpjegon Kënço Kënev.
Kënço Kënev dhe kolegu i tij Valeri Llazarov u takuan për herë të parë në vitin 1973, kur aplikuan në klasën e gdhendjes së drurit në shkollën e atëhershme teknike, tani Shkolla e Mesme Profesionale e Zdrukthëtarisë dhe Arkitekturës së Brendshme "Josif Vondrak" në Ruse. Në dy vitet e fundit, të dy organizuan disa ekspozita të përbashkëta, raporton BTA.
"E ndjemë se do të ishte emocionuese me Çoi Xhi Yn të kombinonim pikëpamjet tona të përbashkëta për gjithçka që na emocionon“, thuhet në ftesën e Kënço Kënevit për ekspozitën. Ai saktëson se Çoi Xhi Yn është 33 vjeç. Ajo ka lindur në Seul të Koresë së Jugut dhe i pëlqen të vizatojë ndërsa udhëton nëpër botë. Së fundmi asaj i ka lënë mjaft përshtypje skena e artit bashkëkohor në Bullgari
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella MançevaSi një galerie arti në mes të pyllit e përshkruajnë dëshmitarët shatërvanin me belvedere pranë fshatit Konçerajoni i qytetit Momçillgrad të Bullgarisë Jugore. Fillimi i ndërtimit u dha në vitin 1985 nga babai i Jusein Jusufit dhe një vit më vonë, kur..
Fitues të mëdhenj në edicionin e 28-të të Festivalit të Kinemasë Dokumentare dhe të Animuar Bullgare "Ritoni i Artë" janë filmi i animuar “Një sup i bardhë për një burrë të zi" i regjisorit Henri Kulev dhe filmi dokumentar "Dëshira e Gerit" nga Tonisllav..
Në librin “Bullgaria është kënga ime” Ilija Llukov na shfaqet si një patriot i madh që ka bërë shumë për Bullgarinë”. Kështu e karakterizon këngëtarin popullor që këndoi meloditë më të dashura nga rajoni i Maqedonisë, Galin Georgiev, etnograf dhe një..