Ekspozita e përbashkët “Dialogu” e Kënço Kënev dhe Valeri Llazarov me koreanen Çoi Xhi Yn prezantohet në Galerinë e Arteve në Ruse.
"Bota ndjen një nevojë të madhe për dialog dhe tolerancë. Në këtë mjedis të tensionuar ndërkombëtar, njerëzit kanë nevojë për një kauzë të përbashkët njerëzore, duke shkrirë barrierat e ftohtësisë dhe ndarjes. Le t'i japim një shans Shpresës, e cila gjen rrugën e saj në brezat e ardhshëm!" - shpjegon Kënço Kënev.
Kënço Kënev dhe kolegu i tij Valeri Llazarov u takuan për herë të parë në vitin 1973, kur aplikuan në klasën e gdhendjes së drurit në shkollën e atëhershme teknike, tani Shkolla e Mesme Profesionale e Zdrukthëtarisë dhe Arkitekturës së Brendshme "Josif Vondrak" në Ruse. Në dy vitet e fundit, të dy organizuan disa ekspozita të përbashkëta, raporton BTA.
"E ndjemë se do të ishte emocionuese me Çoi Xhi Yn të kombinonim pikëpamjet tona të përbashkëta për gjithçka që na emocionon“, thuhet në ftesën e Kënço Kënevit për ekspozitën. Ai saktëson se Çoi Xhi Yn është 33 vjeç. Ajo ka lindur në Seul të Koresë së Jugut dhe i pëlqen të vizatojë ndërsa udhëton nëpër botë. Së fundmi asaj i ka lënë mjaft përshtypje skena e artit bashkëkohor në Bullgari
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva“Artist lind, nuk bëhesh” – ndihet ende jehona e së vërtetës së këtyre fjalëve të Maria Callas, prima e operës botërore, e lindur më 2 dhjetor në Nju Jork. Në këtë datë, pikërisht 101 vjet pas lindjes së Callas, një grua bullgare, një yll i vërtetë..
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..