Ekspozita e përbashkët “Dialogu” e Kënço Kënev dhe Valeri Llazarov me koreanen Çoi Xhi Yn prezantohet në Galerinë e Arteve në Ruse.
"Bota ndjen një nevojë të madhe për dialog dhe tolerancë. Në këtë mjedis të tensionuar ndërkombëtar, njerëzit kanë nevojë për një kauzë të përbashkët njerëzore, duke shkrirë barrierat e ftohtësisë dhe ndarjes. Le t'i japim një shans Shpresës, e cila gjen rrugën e saj në brezat e ardhshëm!" - shpjegon Kënço Kënev.
Kënço Kënev dhe kolegu i tij Valeri Llazarov u takuan për herë të parë në vitin 1973, kur aplikuan në klasën e gdhendjes së drurit në shkollën e atëhershme teknike, tani Shkolla e Mesme Profesionale e Zdrukthëtarisë dhe Arkitekturës së Brendshme "Josif Vondrak" në Ruse. Në dy vitet e fundit, të dy organizuan disa ekspozita të përbashkëta, raporton BTA.
"E ndjemë se do të ishte emocionuese me Çoi Xhi Yn të kombinonim pikëpamjet tona të përbashkëta për gjithçka që na emocionon“, thuhet në ftesën e Kënço Kënevit për ekspozitën. Ai saktëson se Çoi Xhi Yn është 33 vjeç. Ajo ka lindur në Seul të Koresë së Jugut dhe i pëlqen të vizatojë ndërsa udhëton nëpër botë. Së fundmi asaj i ka lënë mjaft përshtypje skena e artit bashkëkohor në Bullgari
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella MançevaInstitucioni më i madh i arsimit të lartë në Portugali ka 252 000 studentë, 20 000 prej të cilëve janë nga kombësi të tjera. Në këtë konglomerat të veçantë kulturash, një vend të veçantë për më shumë se 30 vjet ka edhe kultura bullgare. Lektorati i..
“Njeriu e kupton se çfarë është atdheu kur e humb atë. Nëse je në shtëpi, ndez radion, dëgjon muzikën popullore, flet bullgarisht, shkon në teatër edhe atje flitet bullgarisht. Vetëm kur humbet gjithë këtë mund tia kuptosh mungesën” – thotë Radosllava..
Një marrëveshje për bashkëprodhime në kinematografi u nënshkrua në Prishtinë ndërmjet ministrit bullgar të kulturës Najden Todorov dhe homologut të tij kosovar Hajrulla Çeku, njoftoi KosovaPress konkretisht për BTA. Në ceremoni u vu në dukje, se ky..