Sot, më 6 shtator, në Ditën e Bashkimit të Bullgarisë, në orën 17:00 në Stadiumin Kombëtar “Vasill Levski” do të mbahet ndeshja bamirëse “Ndeshja e Shpresës”. Organizatori i saj është ish-kapiteni i kombëtares Stilijan Petrov. Mjetet e grumbulluara do të përdoren për trajtimin e njerëzve në Bullgari që luftojnë kancerin. Në ndeshje do të marrin pjesë yje të futbollit bullgar dhe botëror të dekadave të fundit. U zgjodh posaçërisht kjo datë për të treguar se vetëm të bashkuar mund të fitojmë betejat e mëdha në jetë, shpjeguan organizatorët.
Së bashku me Petrov do të marrin pjesë edhe shumë yje të tjera si Hristo Stoiçkov, Dimitër Berbatov, i cili triumfoi dy herë me titullin e Anglisë si lojtar i Manchester United, Krasimir Ballëkov dhe futbollistë të tjerë të dashur, si bullgarë, ashtu edhe të huaj, të miliona fansave në mbarë botën.Duke filluar nga sot, 22 shtator, qyteti ynë detar Burgas pret festivalin e parë evropian të gjimnastikës për personat mbi 50 vjeç /Golden Age Gym Festival 2024/ për vendin tonë. Më shumë se 1400 përfaqësues nga 19 vende nga Evropa dhe Japonia po..
Tenisti më i mirë bullgar, Grigor Dimitrov, mposhti kampionin olimpik nga Lojërat Paris 2024, Novak Gjokoviq, në një ndeshje bamirësie në Sofje të organizuar nga Fondacioni “Grigor Dimitrov”. Ndeshja përfundoi me rezultat 6:4, 2:6, 10:6 për..
Tenisti ynë më i mirë, Grigor Dimitrov, dhe ish-numri 1 i botës për meshkuj, Novak Gjokoviq, do të përballen në një ndeshje bamirësie. Biletat për ndeshjen, e cila nis në orën 20:00 në sallën Arena Sofia në kryeqytet, janë shitur brenda pak..