Sot, më 6 shtator, në Ditën e Bashkimit të Bullgarisë, në orën 17:00 në Stadiumin Kombëtar “Vasill Levski” do të mbahet ndeshja bamirëse “Ndeshja e Shpresës”. Organizatori i saj është ish-kapiteni i kombëtares Stilijan Petrov. Mjetet e grumbulluara do të përdoren për trajtimin e njerëzve në Bullgari që luftojnë kancerin. Në ndeshje do të marrin pjesë yje të futbollit bullgar dhe botëror të dekadave të fundit. U zgjodh posaçërisht kjo datë për të treguar se vetëm të bashkuar mund të fitojmë betejat e mëdha në jetë, shpjeguan organizatorët.
Së bashku me Petrov do të marrin pjesë edhe shumë yje të tjera si Hristo Stoiçkov, Dimitër Berbatov, i cili triumfoi dy herë me titullin e Anglisë si lojtar i Manchester United, Krasimir Ballëkov dhe futbollistë të tjerë të dashur, si bullgarë, ashtu edhe të huaj, të miliona fansave në mbarë botën.Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov u kualifikua në raundin e tretë të Turneut të Tenisit "Masters" në Shangai me një fond shpërblyes prej 9 milionë dollarësh.Grigor Dimitrov, i renditur nën numrin 9, eliminoi belgun Zizu Bergs mе 6:3, 3:6,..
Më shumë se 6000 vrapues do të marrin pjesë në edicionin e 41-të të Maratonës Wizz Air Sofia, njoftuan organizatorët e garës në një konferencë shtypi gati dy javë përpara fillimit.Traseja prej 42 kilometrash i disiplinës së gjatë këtë vit do të ketë..
Federata Bullgare e Peshëngritjes ka shpallur falimentimin e vet për shkak të borxheve të mëdha. Peshëngritësit Karlos Nasar dhe Bozhidar Andreev , të cilët fituan përkatësisht medaljen e artë dhe atë të bronztë në Lojërat Olimpike..