Sot, më 6 shtator, në Ditën e Bashkimit të Bullgarisë, në orën 17:00 në Stadiumin Kombëtar “Vasill Levski” do të mbahet ndeshja bamirëse “Ndeshja e Shpresës”. Organizatori i saj është ish-kapiteni i kombëtares Stilijan Petrov. Mjetet e grumbulluara do të përdoren për trajtimin e njerëzve në Bullgari që luftojnë kancerin. Në ndeshje do të marrin pjesë yje të futbollit bullgar dhe botëror të dekadave të fundit. U zgjodh posaçërisht kjo datë për të treguar se vetëm të bashkuar mund të fitojmë betejat e mëdha në jetë, shpjeguan organizatorët.
Së bashku me Petrov do të marrin pjesë edhe shumë yje të tjera si Hristo Stoiçkov, Dimitër Berbatov, i cili triumfoi dy herë me titullin e Anglisë si lojtar i Manchester United, Krasimir Ballëkov dhe futbollistë të tjerë të dashur, si bullgarë, ashtu edhe të huaj, të miliona fansave në mbarë botën.Canko Cankov u rikthye në tokën vendase në Burgas (Bullgaria Juglindore), pas pjesëmarrjes së tij të fundit në Kupën e Botës Dimërore të Notit në Gdynia të Polonisë pak ditë më parë. Notari bullgar fitoi tre medalje të arta - në 1000 m., 200 m. dhe 450 m.,..
Adriana Bojaxhieva solli medaljen e parë të artë për Bullgarinë nga Kampionati Evropian i Karatesë për të rinj në qytetin polak Bielsko-Biala. Në finalen e kategorisë 54 kg., kumite, Adriana shënoi një tjetër sukses bindës – ndaj Sofia Halievska nga Ukraina..
Maja e katërt më e lartë në malin Rilla, e njohur deri tashti si "Pa emër", tani do të mbajë emrin e alpinistit Ljudmill Jankov në kujtim të alpinistit të ndjerë bullgar dhe heroit të ekspeditës bullgare në Everest në 1984. Kjo bëhet me dekret të..
Sulmuesi i klubit grek PAOK, Kirill Despodov është futbollisti më i mirë në Bullgari për vitin 2024. Ai e fiton çmimin për herë të katërt radhazi dhe..
Vesella Leçeva është kryetarja e re e Komitetit Olimpik Bullgar. Në mbledhjen e përgjithshme të organizatës, Leçeva, e cila është kryetare e Unionit..