Sot, më 6 shtator, në Ditën e Bashkimit të Bullgarisë, në orën 17:00 në Stadiumin Kombëtar “Vasill Levski” do të mbahet ndeshja bamirëse “Ndeshja e Shpresës”. Organizatori i saj është ish-kapiteni i kombëtares Stilijan Petrov. Mjetet e grumbulluara do të përdoren për trajtimin e njerëzve në Bullgari që luftojnë kancerin. Në ndeshje do të marrin pjesë yje të futbollit bullgar dhe botëror të dekadave të fundit. U zgjodh posaçërisht kjo datë për të treguar se vetëm të bashkuar mund të fitojmë betejat e mëdha në jetë, shpjeguan organizatorët.
Së bashku me Petrov do të marrin pjesë edhe shumë yje të tjera si Hristo Stoiçkov, Dimitër Berbatov, i cili triumfoi dy herë me titullin e Anglisë si lojtar i Manchester United, Krasimir Ballëkov dhe futbollistë të tjerë të dashur, si bullgarë, ashtu edhe të huaj, të miliona fansave në mbarë botën.Në çmimet tradicionale të ATP-së në fund të vitit 2024, tenistët profesionistë e shpallën Grigor Dimitrov sportsman të vitit. Në sezonin e kaluar, tenisti bullgar shënoi 46 fitore dhe 18 humbje, duke fituar titullin në Brisbane dhe duke arritur në tri..
Në sllallomin gjigant paralel të Kupës së Botës në Carezza (Itali), snowboardisti më i suksesshëm bullgar Radosllav Jankov fitoi titullin dhe regjistroi fitoren e parë të sezonit. Përsëri më 12 dhjetor, përsëri në Carezza, por në 2015, Jankov shënoi..
Karllos Nasar u bë kampioni i botës në peshëngritje në kategorinë deri në 89 kg. në Kampionatin Botëror të Meshkujve në Manama me dy rekorde botërore - në hedhjen e 183 kg. dhe në dyluftim me 405 kg. Ai gjithashtu u përpoq të përmirësonte rekordin e..