Papunësia po ulet nga 9% gjatë muajit maj në 6.9% gjatë tetorit, tha Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Denica Saçeve para BNR-së. Ajo parashikoi një rritje të konsiderueshme gjatë dhjetorit për shkak ë bizneseve të mbyllura, por nuk pret që të ndodhë diçka katastrofike dhe sipas saj deri në fund të vitit papunësia do të jetë 7%.
“Mjetet që u livrohen punëdhënësve në kuadrin e masave “60/40” dhe “80/20” dhe “Punësim për ty” janë vetëm për paga dhe nuk mund të përdoren për diçka tjetër”, nënvizoi Ministrja.
Saçeva është kategorike se masat mund të kombinohen, por një punonjës, ose nëpunës nuk mund të marrë para njëkohësish në kuadrin e të gjitha masave. Në të njëjtën kohë një punëdhënës mund t’i kombinojë të gjitha masat, që të sigurojë mjete për personelin e vet.Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..
Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..
Numri i të papunëve që kanë filluar punë është rritur me 830, ose 5,9% krahasuar me një muaj më parë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, në tetor kanë filluar punë gjithsej 14852 persona të papunë. Sipas statistikave të Agjencisë, niveli i..