Papunësia po ulet nga 9% gjatë muajit maj në 6.9% gjatë tetorit, tha Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Denica Saçeve para BNR-së. Ajo parashikoi një rritje të konsiderueshme gjatë dhjetorit për shkak ë bizneseve të mbyllura, por nuk pret që të ndodhë diçka katastrofike dhe sipas saj deri në fund të vitit papunësia do të jetë 7%.
“Mjetet që u livrohen punëdhënësve në kuadrin e masave “60/40” dhe “80/20” dhe “Punësim për ty” janë vetëm për paga dhe nuk mund të përdoren për diçka tjetër”, nënvizoi Ministrja.
Saçeva është kategorike se masat mund të kombinohen, por një punonjës, ose nëpunës nuk mund të marrë para njëkohësish në kuadrin e të gjitha masave. Në të njëjtën kohë një punëdhënës mund t’i kombinojë të gjitha masat, që të sigurojë mjete për personelin e vet.Kompania ruse "Lukoil" planifikon të shesë rafinerinë e saj bullgare në Burgas, e cila është më e madhja në Ballkan, shkruan “Financial Times” (FT). Kontrata pritet të shpallet deri në fund të vitit 2024. “Lukoil” i dërgoi tashmë një letër presidentit..
Punëdhënësit po kundërshtojnë në gjykatë rritjen e pagës minimale. Asociacioni i Kapitalit Industrial në Bullgari njoftoi se paraqitën një ankesë në Gjykatën e Lartë Administrative. Rreth 430 000 njerëz në vend marrin pagën minimale. Ka dy arsye për..
Nëse kriza politike vazhdon, përfitimet e humbura do të arrijnë një prag nga i cili biznesi bullgar në mënyrë të pakthyeshme do të fillojë të humbasë aftësinë konkurruese për shkak të deficiteve në rritje në arsim, kujdesin shëndetësor,..