Papunësia po ulet nga 9% gjatë muajit maj në 6.9% gjatë tetorit, tha Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Denica Saçeve para BNR-së. Ajo parashikoi një rritje të konsiderueshme gjatë dhjetorit për shkak ë bizneseve të mbyllura, por nuk pret që të ndodhë diçka katastrofike dhe sipas saj deri në fund të vitit papunësia do të jetë 7%.
“Mjetet që u livrohen punëdhënësve në kuadrin e masave “60/40” dhe “80/20” dhe “Punësim për ty” janë vetëm për paga dhe nuk mund të përdoren për diçka tjetër”, nënvizoi Ministrja.
Saçeva është kategorike se masat mund të kombinohen, por një punonjës, ose nëpunës nuk mund të marrë para njëkohësish në kuadrin e të gjitha masave. Në të njëjtën kohë një punëdhënës mund t’i kombinojë të gjitha masat, që të sigurojë mjete për personelin e vet.Kufiri i varfërisë do të jetë 638 leva në vitin 2025, vendosi qeveria. Vlera e tij do të rritet me 112 leva, ose me 21,3% krahasuar me vitin 2024. “Kufiri i ri i varfërisë do të ketë një ndikim të favorshëm për grupet vulnerabël të popullsisë dhe..
Flukset më të mëdha pozitive neto të investimeve direkte në vend për periudhën janar - korrik 2024 janë nga Holanda (269.5 milionë euro), Austria (225 milionë euro) dhe Greqia (160.5 milionë euro), tregojnë të dhënat e Bankës Kombëtare Bullgare (BNB)...
Këshilli i Ministrave lejoi dhënien e Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj” një derogim nga Rregullorja Evropiane për masat kufizuese në funksion të veprimeve të Rusisë në Ukrainë. Me përjashtimin, i vetmi termocentral bërthamor në Bullgari dhe..