Papunësia po ulet nga 9% gjatë muajit maj në 6.9% gjatë tetorit, tha Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Denica Saçeve para BNR-së. Ajo parashikoi një rritje të konsiderueshme gjatë dhjetorit për shkak ë bizneseve të mbyllura, por nuk pret që të ndodhë diçka katastrofike dhe sipas saj deri në fund të vitit papunësia do të jetë 7%.
“Mjetet që u livrohen punëdhënësve në kuadrin e masave “60/40” dhe “80/20” dhe “Punësim për ty” janë vetëm për paga dhe nuk mund të përdoren për diçka tjetër”, nënvizoi Ministrja.
Saçeva është kategorike se masat mund të kombinohen, por një punonjës, ose nëpunës nuk mund të marrë para njëkohësish në kuadrin e të gjitha masave. Në të njëjtën kohë një punëdhënës mund t’i kombinojë të gjitha masat, që të sigurojë mjete për personelin e vet.Në vitin 2023, rritja e PBB-së së Bullgarisë ishte 1.9% më shumë në terma realë krahasuar me vitin 2022. Kjo është 0.1 për qind më shumë se rritja e paralajmëruar fillimisht prej 1.8%, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Kryetari i..
Bullgaria është në vendin e 52-të për sa i përket lirisë ekonomike në botë për vitin 2024, sipas sondazhit të fundit të Institutit Kanadez “Fraser”, njofton Instituti për Ekonominë e Tregut. Sondazhi mat shkallën e lirisë ekonomike në 165 vende të..
Inflacioni në vend u ngadalësua ndjeshëm në shtator në 1.2 për qind nga 2.1 për qind në gusht, duke arritur nivelin më të ulët që nga marsi 2021, treguan të dhënat nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Krahasuar me muajin gusht, ka një deflacion prej..