Kryeministri Bojko Borisov shkroi në profilin e vet në Facebook se ekspertët botërorë përgënjeshtrojnë tezat e rivalëve të tij politikë për falimentimin e shtetit. “Arrijmë ta mirëmbajmë ekonominë dhe financat megjithë pandeminë”, shënoi Borisov dhe citoi agjencinë ndërkombëtare "Standard & Poor's", e cila ripohoi vlerësimin e kreditit të Bullgarisë.
“Bashkë me raportin e Moody’s rreth dy muaj më parë ky është vlerësimi i radhës i mirë për vendin tonë, gjë që do të thotë se masat e qeverisë janë në drejtimin e duhur dhe japin rezultate” – shkroi gjithashtu Kryeministri.