Më 5 dhe 6 mars Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev është për vizitë shtetërore në Shqipëri me ftesë të Presidentit shqiptar Ilir Meta.
Në Pallatin e Presidentit Radev dhe Presidenti i Shqipërisë Meta do të zhvillojnë një takim sy më sy dhe do të udhëheqin bisedimet plenare mes delegacioneve zyrtare të Bullgarisë dhe të Shqipërisë, pas së cilës do të kenë një konferencë të përbashkët për shtyp.
Ndër theksat e bisedimeve të Kreut të Shtetit në Tiranë do të jenë perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor, bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, migracioni dhe ndihma humanitare, si dhe marrëdhëniet ekonomiko-tregtare mes dy vendeve tona dhe çështje të lidhura me pakicën bullgare në Shqipëri.
Përveç bisedimeve me Presidentin shqiptar Ilir Meta janë planifikuar takime me Kryeministrin Edi Rama, si dhe me Kryetarin e Parlamentit Gramoz Ruçi.
Në Tiranë Presidenti do të jetë i pranishëm në festën me rastin e festës kombëtare të Bullgarisë – 3 marsi, që organizohet nga Ambasada е Republikës së Bullgarisë në Shqipëri për bashkësinë diplomatike, për personalitete të shquara të Shqipërisë dhe të minoritetit bullgar në Shqipëri.
Në kuadrin e vizitës së vet në Republikën e Shqipërisë Kreu i Shtetit do të vizitojë qytetin Durrës, i cili gjatë muajit nëntor të vitit të kaluar u prek seriozisht nga tërmeti i rëndë, që çoi në viktima njerëzore, shumë të lënduar dhe dëme të mëdha metriale.
Gjatë vizitës së vet në Shqipëri Presidenti Rumen Radev do të shoqërohet nga e shoqja Desisllava Radeva.Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja. Ceremonia solemne u zhvillua në sheshin qendror “Liria” në qytet, në prani të shefit të mbrojtjes..
Askush, askund, në asnjë mënyrë, nuk e ka diskutuar çështjen e dërgimit të personelit ushtarak në Ukrainë për të marrë pjesë në armiqësitë midis Rusisë dhe Ukrainës. Kështu u tha deputetëve ministri i punëve të jashtme, Georg Georgiev. Georgiev,..
Në Manastir u hap klubi i shoqatës për kulturë, arsim dhe traditë “Ura Ballkanike”. Kjo ndodhi në prani të ambasadorit të Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, Zheljazko Radukov dhe Konsullit të Përgjithshëm në Manastir Nikollaj Dimitrov, diplomatëve..
Programi i menaxhimit të qeverisë do të diskutohet këtë javë në një takim të Këshillit të Ministrave, njoftoi kryeministri Rosen Zheljazkov. Shpresoj..
Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë..
Deri në 6.4 miliardë leva (3.3 miliardë euro) është deficiti i planifikuar për vitin 2025, që është 3% e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Pjesa e..