Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti bullgar Rumen Radev për vizitë shtetërore në Shqipëri

Presidenti Rumen Radev
Foto: BGNES

Më 5 dhe 6 mars Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev është për vizitë shtetërore në Shqipëri me ftesë të Presidentit shqiptar Ilir Meta.

Në Pallatin e Presidentit Radev dhe Presidenti i Shqipërisë Meta do të zhvillojnë një takim sy më sy dhe do të udhëheqin bisedimet plenare mes delegacioneve zyrtare të Bullgarisë dhe të Shqipërisë, pas së cilës do të kenë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Ndër theksat e bisedimeve të Kreut të Shtetit në Tiranë do të jenë perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor, bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, migracioni dhe ndihma humanitare, si dhe marrëdhëniet ekonomiko-tregtare mes dy vendeve tona dhe çështje të lidhura me pakicën bullgare në Shqipëri.

Përveç bisedimeve me Presidentin shqiptar Ilir Meta janë planifikuar takime me Kryeministrin Edi Rama, si dhe me Kryetarin e Parlamentit Gramoz Ruçi.

Në Tiranë Presidenti do të jetë i pranishëm në festën me rastin e festës kombëtare të Bullgarisë – 3 marsi, që organizohet nga Ambasada е Republikës së Bullgarisë  në Shqipëri për bashkësinë diplomatike, për personalitete të shquara të Shqipërisë dhe të minoritetit bullgar në Shqipëri.

Në kuadrin e vizitës së vet në Republikën e Shqipërisë Kreu i Shtetit do të vizitojë qytetin Durrës, i cili gjatë muajit nëntor të vitit të kaluar u prek seriozisht nga tërmeti i rëndë, që çoi në viktima njerëzore, shumë të lënduar dhe dëme të mëdha metriale.

Gjatë vizitës së vet në Shqipëri Presidenti Rumen Radev do të shoqërohet nga e shoqja Desisllava Radeva.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 27 qershorin 2024

Gjatë 24 orëve në vijim , në gjysmën perëndimore të vendit do të ketë reshje të shkurtra shiu me shtrëngata dhe breshër. Në pjesën lindore do të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat maksimale në vend do të jenë nga 27°-28° në rajonet..

botuar më 24-06-26 7.35.MD
Nikollaj Markov

Konsultimet me presidentin kanë përfunduar, “Veliçie” kërkon një kabinet programi

Në bisedën me presidentin propozuam një qeveri me një menaxhim të qartë programor. Si partia më e vogël politike, ne nuk kemi pretendime për ta krijuar atë, por duam të dimë se çfarë do të bëjë kjo qeveri, çfarë angazhimesh do të marrë, në çfarë..

botuar më 24-06-26 4.22.MD

Takimet me partitë më të vogla iu dhanë fund konsultimeve pranë presidentit për formimin e kabinetit

Një kabinet ekspertësh në kushtet e një krize politike është e vetmja mundësi e arsyeshme. Këtë qëndrim e shprehu kryetari i grupit parlamentar të “Ka një popull të tillë” (ITN) Toshko Jordanov në konsultimet me presidentin Rumen Radev për formimin e..

botuar më 24-06-26 12.29.MD