Më 5 dhe 6 mars Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev është për vizitë shtetërore në Shqipëri me ftesë të Presidentit shqiptar Ilir Meta.
Në Pallatin e Presidentit Radev dhe Presidenti i Shqipërisë Meta do të zhvillojnë një takim sy më sy dhe do të udhëheqin bisedimet plenare mes delegacioneve zyrtare të Bullgarisë dhe të Shqipërisë, pas së cilës do të kenë një konferencë të përbashkët për shtyp.
Ndër theksat e bisedimeve të Kreut të Shtetit në Tiranë do të jenë perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor, bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, migracioni dhe ndihma humanitare, si dhe marrëdhëniet ekonomiko-tregtare mes dy vendeve tona dhe çështje të lidhura me pakicën bullgare në Shqipëri.
Përveç bisedimeve me Presidentin shqiptar Ilir Meta janë planifikuar takime me Kryeministrin Edi Rama, si dhe me Kryetarin e Parlamentit Gramoz Ruçi.
Në Tiranë Presidenti do të jetë i pranishëm në festën me rastin e festës kombëtare të Bullgarisë – 3 marsi, që organizohet nga Ambasada е Republikës së Bullgarisë në Shqipëri për bashkësinë diplomatike, për personalitete të shquara të Shqipërisë dhe të minoritetit bullgar në Shqipëri.
Në kuadrin e vizitës së vet në Republikën e Shqipërisë Kreu i Shtetit do të vizitojë qytetin Durrës, i cili gjatë muajit nëntor të vitit të kaluar u prek seriozisht nga tërmeti i rëndë, që çoi në viktima njerëzore, shumë të lënduar dhe dëme të mëdha metriale.
Gjatë vizitës së vet në Shqipëri Presidenti Rumen Radev do të shoqërohet nga e shoqja Desisllava Radeva.Sofia Christmas Fest do të hapet sonte në parkun përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në zemër të Sofjes. Edicioni i tretë i festivalit fillon në orën 18:30. me një program të pasur dhe atraksione. Kënaqësi të ndryshme të kuzhinës, pije të nxehta..
Tashmë është normalizuar qarkullimi i kamionëve përgjatë autostradës “Marica” deri në pikën “Kapitan Andreevo” në kufirin me Turqinë. “Që nga mëngjesi i sotëm nuk ka më radhë kamionësh që qëndrojnë në rrugë dhe presin të kalojnë kufirin”, siguroi në një..
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija Kiselova nga "BSP-E majta e bashkuar", Petër Petrov nga "Vëzrazhdane", Raja Nazarjan nga GERB dhe Sillvi..
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga..
Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e..
Në prag të festës së shenjtorit të saj, baza bullgare e Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” hapi zyrtarisht dyert. Anëtarët e ekspeditës në..