Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti bullgar Rumen Radev për vizitë shtetërore në Shqipëri

Presidenti Rumen Radev
Foto: BGNES

Më 5 dhe 6 mars Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev është për vizitë shtetërore në Shqipëri me ftesë të Presidentit shqiptar Ilir Meta.

Në Pallatin e Presidentit Radev dhe Presidenti i Shqipërisë Meta do të zhvillojnë një takim sy më sy dhe do të udhëheqin bisedimet plenare mes delegacioneve zyrtare të Bullgarisë dhe të Shqipërisë, pas së cilës do të kenë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Ndër theksat e bisedimeve të Kreut të Shtetit në Tiranë do të jenë perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor, bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, migracioni dhe ndihma humanitare, si dhe marrëdhëniet ekonomiko-tregtare mes dy vendeve tona dhe çështje të lidhura me pakicën bullgare në Shqipëri.

Përveç bisedimeve me Presidentin shqiptar Ilir Meta janë planifikuar takime me Kryeministrin Edi Rama, si dhe me Kryetarin e Parlamentit Gramoz Ruçi.

Në Tiranë Presidenti do të jetë i pranishëm në festën me rastin e festës kombëtare të Bullgarisë – 3 marsi, që organizohet nga Ambasada е Republikës së Bullgarisë  në Shqipëri për bashkësinë diplomatike, për personalitete të shquara të Shqipërisë dhe të minoritetit bullgar në Shqipëri.

Në kuadrin e vizitës së vet në Republikën e Shqipërisë Kreu i Shtetit do të vizitojë qytetin Durrës, i cili gjatë muajit nëntor të vitit të kaluar u prek seriozisht nga tërmeti i rëndë, që çoi në viktima njerëzore, shumë të lënduar dhe dëme të mëdha metriale.

Gjatë vizitës së vet në Shqipëri Presidenti Rumen Radev do të shoqërohet nga e shoqja Desisllava Radeva.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mushkonja tigër

Bullgaria është ndër vendet me vendosje të përhershme të mushkonjave tigër

Bullgaria është ndër vendet në Evropë ku mushkonjat tigër që mbartin viruse si dengo dhe zika, janë vendosur përhershëm. Kjo është raportuar nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve. Qendra paralajmëroi se ka një rritje të..

botuar më 24-06-28 12.28.MD

Sezoni veror u hap në Pamporovo

Sezoni aktiv i verës në vendpushimin malor të Pamporovos vuri në lëvizje dy teleferikët kryesorë që çojnë në majën Snezhanka. Nga sot është hapur edhe qendra turistike në hyrje të vendpushimit. Janë përgatitur gjithashtu parqet argëtuese, si dhe..

botuar më 24-06-28 11.01.PD

Repartet e urgjencës dhe ambulancat kanë nevojë për pajisje për diagnostikimin e shpejtë të incidenteve kardiovaskulare

Ambulancat dhe repartet e urgjencës në vendin tonë nuk kanë ende pajisje për diagnostikim ekspres. Para BNR-së, Desisllava Katelieva, kryetarja e Shoqatës Kombëtare të Punëtorëve të Emergjencave, theksoi se nëse do të kishte mundësi për diagnostikim..

botuar më 24-06-28 9.46.PD