Miro ua kushton “Më trego një përrallë” bashkatdhetarëve larg Bullgarisë

“Më trego një përrallë” – titullohet kënga më e re e Miros, të cilën ai ua dhuron të gjithë bashkatdhetarëve të tij që janë larg Bullgarisë.

"Kënga ka të bëjë me dashurinë dhe përkatësinë, të cilat koha dhe distanca nuk mund t'i ndryshojnë. Unë ua kushtoj atë mijëra familjeve bullgare që u larguan nga vendi ynë në kërkim të një jete dhe një realizimi më të mirë dhe që u bënë ura të gjalla me rrënjët e tyre", thotë Miro.

Kjo është kënga e dytë pas "Vula nga shpirti im" në të cilën Miro ka punuar me muzikantin bullgar që jeton në Gjermani Dimitër Petrov. Pjesëmarrje të veçantë në regjistrimin e këngës morën këngëtarja e Rodopeve Neli Andreeva (vokal) dhe muzikanti virtuoz Temellko Ivanov (fyell).


“Më trego një përrallë” do të jetë kulmi gjatë turneut të sivjetmë të Miros, i cili do të vizitojë shtatë nga skenat verore në vendin tonë. Kulmi i turneut të tij kombëtar do të jetë performanca në Sofje më 26 nëntor.

Paralelisht me përgatitjen e turneut, Miro është duke përfunduar punën për albumin "Paqebërës", i cili do të ndërthurë ndikime të ndryshme muzikore dhe bashkëpunime me artistë nga Bullgaria dhe jashtë saj.

Më shumë informacion për Miron mund të gjeni në publikmet e mëposhtme nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Përpiloi: Diljana Traçeva
Foto: Miro (Official)
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Още от MË THUAJ...