Në shpatet diellore të vendpushimit bullgar të skive "Borovec" ditët e para të 2025

Për shumë njerëz, është një ëndërr të fillojnë vitin e ri mes bukurisë së qetë të një pushimoreje malore të mbuluar me borë.

Vendpushimi i njohur bullgar i skive Borovec, i cili është vetëm një orë me makinë nga kryeqyteti bullgar Sofje, mirëpriti shumë vizitorë në ditët e para të vitit 2025. Aty sezoni i ri dimëror nisi pak ditë para Krishtlindjeve.

Vendpushimi i parë malor në Ballkan - "Borovec" u krijua në 1896. Gjatë muajve të dimrit, mijëra adhurues të skive alpine, snoubordit dhe ski-vrapimit mbërrijnë këtu.

Karta ditore e skive për të rritur kushton 90 leva, për fëmijët - 55 leva, një kartë sezonale skijimi për një të rritur - 1700 leva.

Përveç skijimit, fëmijët këtu mund të shijojnë edhe zonën e veçantë të zbritjes me sajë, si dhe shëtitjet me kalë në shtigjet e mbuluara me borë të pushimores.

Në këtë sezon Borovec pret shumë vizitorë nga Britania e Madhe, Izraeli dhe natyrisht Bullgaria.

Foto: Kostadin Atanasov

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova


Още от Pushime në Bullgari