Një urë prej druri dhe një park i ri në Ruse do të lidhin njerëzit me natyrën

Ruse tani mund të mburret me urën më të gjatë prej druri të ndërtuar për këmbësorët në Bullgari. Objekti është hapur në fund të vitit 2024 në Parkun Pyjor të Lipnikut. Ura me gjatësi totale 28 m është e pajisur me parmakë xhami dhe 7 dritare prej xhami që janë pjesë e dyshemesë. Falë kësaj, kalimtarët mund të shijojnë me qetësi liqenin dhe peizazhin e bukur natyror përreth. 

Zemrat e stilizuara nëpër kangjellat janë të destinuara për të dashuruarit - ata tashmë kanë filluar të vendosin dryna, si një simbol i dashurisë së tyre të fortë. Struktura e re prej druri është gati të bëhet një vend i preferuar për shëtitjet në mbrëmje, pasi është e pajisur edhe me drita që kursejnë energjie elektrike duke u aktivizuar me sensorë lëvizjeje. Së shpejti do të instalohet një video survejimi kundër akteve të mundshme të vandalizmit.

Këto ditë komuna e Ruses njoftoi se në vitin 2025 në lagjen "Zdravec-Iztok" fillon ndërtimi i një parku të ri të gjelbër në kuadër të një projekti për bashkëpunim ndërkufitar me Rumaninë. Parku do të përfshijë një rrjet vendkalimesh, kënde lojërash, zona pikniku dhe zona  eventesh, etj. Projekti do të realizohet brenda 36 muajve të ardhshëm, premton bashkia.

Lexoni më tepër:

Përpiloi: Veneta Nikollova
Foto: Bashkia Ruse, BTA
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello

Още от Pushime në Bullgari