Në gjurmët e shqiptarëve në rezervatin arkitekturor Arbanasi
Rezervati arkitekturor Arbanasi pranë Veliko Tërnovos është ndër destinacionet më të preferuara për turistët. Veçanërisht tërheqëse janë manastiret dhe kishat mesjetare, njëra prej të cilave quhet "Lindja e Krishtit". Kishat e Arbanasit janë objekte muzeale dhe në to kryhen shërbime vetëm në festat e tyre patronale.
Pakkush e di se fshati Arbanasi ka rrënjë shqiptare, thotë Doc. Diana Toteva nga sektori "Arti i Krishterë" i Muzeut Historik Rajonal. Në një moment, shumica e popullsisë së vendbanimit ishin të krishterë ortodoksë shqiptarë. Gjatë kryengritjes së Skënderbeut, rreth viteve 1560, një pjesë e shqiptarëve emigruan prej andej dhe një rreze e këtyre kolonëve arriti në rajonin e Tërnovos, Arbanasi, dhe emri i vendbanimit mban emrin e këtyre kolonëve. Falë kolonëve shqiptarë, në vendbanimin e vogël u ndërtuan 7 kisha ortodokse në shekujt XVI-XVII. Informacioni vjen nga korrespondentja e Radios Kombëtare Bullgare në Veliko Tërnovo, Zdravka Masljankova.
Lexoni më tepër nga koleksioni i Radio Bullgarisë: