Forbes: Plovdiv është ndër destinacionet më të mira për festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri

Në renditjen e Forbes, qyteti ynë i dytë më i madh, Plovdiv, është në TOP-3 të destinacioneve të rekomanduara për festat e ardhshme të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Ekspertë të organizatës turistike European Best Destinations e vendosin Plovdivin në vendin e tretë, duke e përcaktuar gjithashtu si "kryeqytetin evropian të verës". Gjatë përzgjedhjes së destinacioneve, u anketuan grupe udhëtarësh, të cilët treguan vendet e tyre të preferuara për rekreacion dhe udhëtim - nga vendpushimet luksoze dhe me diell deri te destinacionet e sofistikuara për turizëm kulturor. Në artikullin e tij, Forbes shkruan: "Plovdiv - qyteti më i moçëm i banuar vazhdimisht në Evropë, me përzierjen e tij magjepsëse të historisë dhe modernitetit, është një destinacion i preferuar turistik gjatë gjithë vitit. Monumentet antike dhe Lagjja e Vjetër, me rrugicat e tij me kalldrëm dhe arkitekturën simpatike, ofrojnë një sfond romantik për festimet e Vitit të Ri."

Para Plovdivit renditen vetëm Madeira (Portugali) dhe Marbella (Spanjë).

Lexoni më shumë për qytetin e bukur të Plovdivit:


Още от Pushime në Bullgari