"Lonely Planet": Bansko është ndër destinacionet më të mira për t'u vizituar në 2025
публикувано на 24.10.24 в 18:28
Udhërrëfyesi i njohur i udhëtimit "Lonely Planet" e renditi resortin bullgar Bansko në Pirin ndër vendet më të mira për t'u vizituar vitin e ardhshëm në udhëzuesin e tij " Best in Travel 2025", raportoi BTA. Platforma e përshkruan Banskon si "një qytet i vogël i fshehur mes majave të maleve Pirin, i cili ka qenë prej kohësh një destinacion i njohur skish për evropianët", por gjithashtu po bëhet një destinacion i preferuar gjatë gjithë vitit dhe një nga qendrat kryesore në botë për nomadët digjitalë.
"Ecni në rrugët me kalldrëm të Qytetit të Vjetër, darkoni në një restorant tradicional dhe mësoni më shumë për historinë vendase. Me fluksin e fundit të 'nomadëve dixhitalë' dhe turistëve ndërkombëtarë, po shfaqen dyqane birre artizanale, kafene dhe furra buke. Vizitojeni këtë vend tani – para se të gjithë të tjerët ta kenë zbuluar”, shkruan “Lonely Planet” për Banskon.
Lexoni më tepër nga arkivi i Radio Bullgarisë:
Още от Pushime në Bullgari