Një pishë e bardhë më shumë se 500-vjeçare ruhet nga banorët e fshatit Pçellarovo të malit Rodopa
Në fshatin Pçellarovo, i fshehur mes shpateve të Rodopeve Lindore, tregojnë një legjendë se në këtë zonë lulëzuan pyjet shekullore të lisit dhe arra, në zgavrat e të cilave jetonin bletë të egra. Bletaria ka qenë mjeti i jetesës së njerëzve që nga koha të lashta, gjë që pasqyrohet në vetë emrin e vendbanimit. Një pishë e bardhë pesëshekullore tërheq vëmendjen e vizitorëve të zonës. Ajo është afër 25 metra e lartë, perimetri i trungut të saj është 3.50 metra dhe u shpall vend natyror i mbrojtur në vitin 1984.
Pema shekullore është shënuar me një tabelë, dhe bashkia ndërmori hapat e parë për përmirësimin e vendit, transmeton BTA. Pisha është një nga fenomenet turistike të fshatit Pçellarovo. Rreth pesëdhjetë metra larg saj është një tjetër krenari lokale - kisha "Shën e Premtja", e ndërtuar në vitin 1876, e shpallur monument arkitektonik dhe artistik i kulturës më 19 maj 1992.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova