Manastiri i Baçkovos: një thesar historik dhe shpirtëror i Bullgarisë

Manastiri i Baçkovos është një nga qendrat më të rëndësishme shpirtërore në Bullgari. I themeluar në vitin 1083 nga Grigorie Bakuriani, një gjeneral bizantin me origjinë gjeorgjiane, ky manastir ruan traditën ortodokse bullgare të gërshetuar me ndikimet bizantine dhe gjeorgjiane.


Kisha kryesore “Fjetja e Virgjëreshës Mari” është zbukuruar me afreske të mrekullueshme, vepër e ikonografëve të famshëm të kohës.

Një pasuri e paçmuar e Manastirit të Baçkovos është ikona e Nënës së Zotit, e njohur për fuqinë e saj çudibërëse.

Një hapësirë ​​e veçantë e Manastirit është muzeu i tij, i cili ofron një vështrim magjepsës në historinë e kompleksit dhe të Kishës Ortodokse Bullgare. Koleksioni i muzeut përfshin dorëshkrime të rralla mesjetare, objekte kulti, veshje liturgjike dhe shembuj unik ikonash nga periudha të ndryshme.

Një nga hapësirat unike të Manastirit të Baçkovos është kuzhina e vjetër, e cila ofron një pasqyrë unike të jetës së përditshme të murgjve. E ndërtuar në shekullin e XVII-të, ajo u projektua për të akomoduar aktivitetet e kuzhinës që siguronin ushqim si për murgjërinë ashtu edhe për pelegrinët.

Teksti dhe fotot: Julia Bahovski

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova


Още от Pushime në Bullgari