Trojan me një kuriozitet të ri për dashamirët e historisë

Një kompleks i ri historik në Trojan tregon për heroizmin e bullgarëve vendas që morën pjesë në Luftërat Ballkanike (1912-1913), Lutën e Parë dhe Luftën e Dytë Botërore.

Kompleksi paraqet historinë e Regjimentit të 34-të të Këmbësorisë së Trojanit dhe pjesëmarrjen e tij në luftërat e bashkimit kombëtar me anë të, objekteve të ruajtura, dokumenteve arkivore, paneleve informative etj, tha për BTA Hristo Kalisterski, kryetar i Shoqatës Kombëtare "Tradita".

Kompleksi historik në qytetin e vjetër malor quhet "Ballkanci" (“Ballkanasit”) pas emri të marshit me të cilin regjimenti ka hyrë në betejë. Kurioziteti i ri turistik ndodhet në vendlindjen e Spas Balevskit, një nga heronjtë e formacionit ushtarak, i cili është monument kulture.

Lexoni më shumë:

Përpiloi: Joan Kolev

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva