Një nga shtëpitë malore më të njohura - "Maljovica" mbushi 90 vjeç!

E vendosur në Rillën Veriperëndimore, në luginën e lumit Maljovica, shtëpia malore "Maljovica" është ndër më të njohurat në mesin e alpinistëve në Bullgari - për pushime, për të ngrënë apo pije freskuese dhe si pikënisje për një sërë majash - Maljovica, Elenin Vrëh, Orllovec, Zlija Zëb etj.


Guri i parë i shtëpisë malore që ndodhet në 1960 metra mbi nivelin e detit është vendosur në vitin 1934 nga turistët nga Perniku nga shoqata "Golloborda", transmeton faqja 360mag.bg. E ndërtuar në vetëm dy-tre muaj, streha u hap zyrtarisht dhe u shenjtërua më 2 shtator 1934 në praninë e më shumë se 500 turistëve dhe më pas, pasi doli e vogël për turistët e shumtë, ajo u modernizua dhe u zgjerua.


Lexoni më shumë:

Foto: Bulgarian mountains, Svetllana Dimitrova, bg.wikipedia.org