Nxënësit e shkollave të së dielës në Itali botuan një atlas për Shënjtorët Kirill dhe Metodij

Nxënësit e tri shkollave bullgare në Itali krijuan atlasin e parë të këtij lloji për vëllezërit e shenjtë Kirill dhe Metodij. Projekti realizohet në kuadër të Programit Kombëtar "Histori të patreguara të bullgarëve" të Ministrisë së Arsimit, njoftoi qendra për shtyp e institucionit. Libri u frymëzua nga pikturat e krijueses Dora Nikollova Bitau, të punuara në stilin e ikonave biografike, kushtuara vëllezërve të Selanikut. Nxënësit nga tri shkollat ​​bullgare - "Rodoljubie" në Napoli, "Asen dhe Ilija Pejkovi" në Romë dhe "Penço Sllavejkov" në Salerno, bashkuan përpjekjet e tyre dhe shkruan tekstet për librin nën drejtimin e mësuesve të tyre. Atlasi tashmë u botua nga Shtëpia Botuese Kombëtare e Arsimit dhe Shkencës “Az-buki” pranë Ministrisë.

Atlasi është i disponueshëm në mënyrë elektronike

Lexoni më shumë:


Още от MË THUAJ...