U hap shkolla e parë bullgare e së dielës në Trebisht
публикувано на 07.10.24 в 20:00
Më 5 tetor 2024 u hap shkolla e parë bullgare e së dielës në fshatin Trebisht të Gollobordës, Shqipëri. Shkolla mban emrin e festës më të bukur bullgare - “24 Maj” - dita në të cilën nderojmë veprën e Shenjtorëve Kirill dhe Metodij, shkrimin dhe kulturën bullgare. Qendra e re arsimore është themeluar nga Shoqata për Arsim dhe Kulturë “Prosveta” me kryetare Prof. As. Dr. Lindita Durmishi.
Në ceremoninë e hapjes morën pjesë Kryetarja e Bashkisë Bulqizë, zonja Festime Mjeshtri, profesorë nga Universiteti i Bllagoevgradit, anëtarë të Akademisë Bullgare të Shkencave dhe Arteve, Prof. Dr. Boris Manov, bashkatdhetarë dhe fëmijë nga zona e Gollobordës.
Hapja e shkollës u mbajt në Ditën Ndërkombëtare të Mësuesit dhe të ftuarit u pritën nga vajza të reja të veshura me kostume popullore bullgare. Nën tingujt e muzikës dhe valleve të bukura popullore, fëmijët e gezuar zunë vendet e tyre nëpër bankat e klasës.
Kjo shkollë e së dielës paraqet një iniciativë të rëndësishme për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës bullgare në rajon dhe ofron mundësi që fëmijët të njihen me shkrimin, historinë, traditat dhe vlerat bullgare. Ky është padyshim një hap i madh drejt një të ardhmeje më të mirë për bullgarët në rajonin e Gollobordës, theksojnë nga Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit.
Lexoni më tepër:
Përpiloi: Kostandina BelloFoto: Facebook / Shoqata Arsim Kulturë Prosveta
Още от MË THUAJ...