Bullgaria bëri ekzaminime parandaluese për bullgarët në fshatin shqiptar Pustec

Një ekuipazh në detyrë i avionit C-27J "Spartan" nga Baza Ajrore “Vrazhdebna” siguroi transportin ajror nga Sofja në Tiranë të Shqipërisë, të një ekipi mjekësor të përbërë nga specialistë të ndryshëm mjekësorë dhe pajisjet e tyre. Këtë të shtunë dhe të diele atje, në poliklinikën në fshatin Pustec të Shqipërisë, ku jetojnë edhe përfaqësues të pakicës kombëtare bullgare, u kryen ekzaminime mjekësore parandaluese falas, pasi banorët e komunës aktualisht nuk kanë akses në shërbime të specializuara mjekësore.

Vizita e ekipit mjekësor u iniciua nga Fondacioni "Kujtesa Bullgare"  me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Bullgarisë.

Më shumë për bullgarët në Shqipëri mund të lexoni në botimet e mëposhtme të Radio Bullgarisë: