Një shkollë bullgare në Gjenevë feston 40 vjetorin me konkursin "Përralla për jogurtin"

Edicioni i sivjetshëm i konkursit "Përralla për jogurtin" i kushtohet 40 vjetorit të shkollës bullgare "Dr. Stamen Grigorov" në Gjenevë

Ideja kryesore e konkursit është të stimulojë potencialin krijues të të gjithë bullgarëve patriotë të moshës shkollore dhe parashkollore, të ruajë kujtimin e Dr. Stamen Grigorov - mikrobiologut dhe mjekut bullgar që përshkroi bakterin Lactobacillus bulgaricus (Grigoroff, 1905) - një mikroorganizëm që shkakton formimin e kosit bullgar, dhe i informon fëmijët për procesin e fermentimit të acidit laktik dhe për vetitë superiore ushqyese dhe dietike të kosit si produkt ushqimor.


E gjithë kjo i frymëzoi nxënësit e shkollës bullgare të së dielës në Gjenevë, të cilët krijuan një ekspozitë të veçantë me veprat e tyre, me të cilën vizituan vendlindjen e Dr. Stamen Grigorov – fshatin Studen Izvor. Aty, në një shtëpi më shumë se dy shekullore, ndodhet Muzeu i Kosit. Në të, vizitorët mund të mësojnë më shumë rreth fermentimit të qumështit dhe të shohin enët në të cilat përgatitet dhe ruhet. Pas prezantimit në Bullgari, ekspozita e veprave të fëmijëve do të prezantohet në një galeri në Gjenevë.


Përpiloi: Joan Kolev

Foto: Facebook / Shkolla bullgare "Dr. Stamen Grigorov" - Gjenevë, Facebook / Fondacioni "Dr. Stamen Grigorov"

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Още от MË THUAJ...