Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre.
"Përhapja dhe përdorimi i drogës nga të rinjtë nuk kërcënon vetëm të ardhmen dhe shëndetin e tyre. Kjo është një çështje që kërcënon të ardhmen tonë si komb," tha presidenti pas takimit. Kreu i shtetit vuri në dukje se pjesëmarrësit në këshill u bashkuan rreth masave konkrete legjislative, nevojës për parandalim dhe programeve që synojnë kohën e lirë të të rinjve.
"Shteti duhet të ndëshkojë me gjithë forcën e tij ata që shesin dhe shpërndajnë drogë," tha Radev.
Pothuajse 13% e popullsisë së Bullgarisë ka përdorur të paktën një herë ndonjë lloj droge. Gjatë 5 viteve të fundit, përdorimi i këtyre substancave është rritur ndjeshëm – me 30%, sipas një studimi të Qendrës Kombëtare për Shëndetin Publik.Në prag të festimeve në kujtim të Apostullit të Lirisë Vasill Levski , presidenti Rumen Radev zyrtarisht e emëroi Aeroportin e Sofjes “Vasill Levski” - Sofje, njoftoi Sekretariati për shtyp i kreut të shtetit. Sipas Kushtetutës, kreu i shtetit..
Komisioni Evropian vendoi të mbyllë procedurën e ndëshkimit për mospërmbushjen e detyrimeve të Bullgarisë për të rishikuar dhe përditësuar Planet e Dyta të Menaxhimit të Rrezikut të Përmbytjeve dhe Planet e treta të Menaxhimit të Baseneve Lumore. Në..
Në moshën 91-vjeçare vdiq fizikani Akad. Ivan Todorov, njoftoi qendra e shtypit e Akademisë Bullgare të Shkencave. Todorov është një shkencëtar me arritje të jashtëzakonshme dhe njohje mbarëbotërore në fushën e fizikës teorike moderne - teoria e..
Programi i menaxhimit të qeverisë do të diskutohet këtë javë në një takim të Këshillit të Ministrave, njoftoi kryeministri Rosen Zheljazkov. Shpresoj..
Deri në 6.4 miliardë leva (3.3 miliardë euro) është deficiti i planifikuar për vitin 2025, që është 3% e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Pjesa e..
Sot në qendër të Sofjes do të mbahet një ceremoni përkujtimore për të shënuar 152 vjetorin e vdekjes së Vasill Levskit . Ceremonia para Monumentit..