Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre.
"Përhapja dhe përdorimi i drogës nga të rinjtë nuk kërcënon vetëm të ardhmen dhe shëndetin e tyre. Kjo është një çështje që kërcënon të ardhmen tonë si komb," tha presidenti pas takimit. Kreu i shtetit vuri në dukje se pjesëmarrësit në këshill u bashkuan rreth masave konkrete legjislative, nevojës për parandalim dhe programeve që synojnë kohën e lirë të të rinjve.
"Shteti duhet të ndëshkojë me gjithë forcën e tij ata që shesin dhe shpërndajnë drogë," tha Radev.
Pothuajse 13% e popullsisë së Bullgarisë ka përdorur të paktën një herë ndonjë lloj droge. Gjatë 5 viteve të fundit, përdorimi i këtyre substancave është rritur ndjeshëm – me 30%, sipas një studimi të Qendrës Kombëtare për Shëndetin Publik.Ne punojmë me Institutin INSAIT të Universitetit të Sofjes. Nëse projekti ynë miratohet, në vitin 2026, do të ndërtojmë një fabrikë të inteligjencës artificiale (AI), tha për BNR Petër Statev nga Bordi Mbikëqyrës i “Sofja Teh Park”. Superkompjuteri..
Bullgaria mori sinjale inkurajuese në takimin e Eurogrupit."Vendi bëri një përparim të mëtejshëm në përmbushjen e kriterit të stabilitetit të çmimeve", tha Komisioneri Evropian për Ekonominë Valdis Dombrovskis. Kur Sofja konsideron se është gati të..
Vendimi për dërgimin e trupave në Ukrainë është prerogativë ekskluzive e parlamentit. Kështu thuhet në një qëndrim të Ministrisë së Punëve të Jashtme, pas një kërkese të SHBA-së drejtuar vendeve evropiane. Pyetjet për pjesëmarrjen e mundshme në..
Programi i menaxhimit të qeverisë do të diskutohet këtë javë në një takim të Këshillit të Ministrave, njoftoi kryeministri Rosen Zheljazkov. Shpresoj..
Deri në 6.4 miliardë leva (3.3 miliardë euro) është deficiti i planifikuar për vitin 2025, që është 3% e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Pjesa e..
Sot në qendër të Sofjes do të mbahet një ceremoni përkujtimore për të shënuar 152 vjetorin e vdekjes së Vasill Levskit . Ceremonia para Monumentit..