Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre.
"Përhapja dhe përdorimi i drogës nga të rinjtë nuk kërcënon vetëm të ardhmen dhe shëndetin e tyre. Kjo është një çështje që kërcënon të ardhmen tonë si komb," tha presidenti pas takimit. Kreu i shtetit vuri në dukje se pjesëmarrësit në këshill u bashkuan rreth masave konkrete legjislative, nevojës për parandalim dhe programeve që synojnë kohën e lirë të të rinjve.
"Shteti duhet të ndëshkojë me gjithë forcën e tij ata që shesin dhe shpërndajnë drogë," tha Radev.
Pothuajse 13% e popullsisë së Bullgarisë ka përdorur të paktën një herë ndonjë lloj droge. Gjatë 5 viteve të fundit, përdorimi i këtyre substancave është rritur ndjeshëm – me 30%, sipas një studimi të Qendrës Kombëtare për Shëndetin Publik.Të premten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 20 deri në minus 5°. Në Sofje do të jetë rreth minus 13°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veri-verilindor në rajonet lindore...
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja. Ceremonia solemne u zhvillua në sheshin qendror “Liria” në qytet, në prani të shefit të mbrojtjes..
Askush, askund, në asnjë mënyrë, nuk e ka diskutuar çështjen e dërgimit të personelit ushtarak në Ukrainë për të marrë pjesë në armiqësitë midis Rusisë dhe Ukrainës. Kështu u tha deputetëve ministri i punëve të jashtme, Georg Georgiev. Georgiev,..
Programi i menaxhimit të qeverisë do të diskutohet këtë javë në një takim të Këshillit të Ministrave, njoftoi kryeministri Rosen Zheljazkov. Shpresoj..
Deri në 6.4 miliardë leva (3.3 miliardë euro) është deficiti i planifikuar për vitin 2025, që është 3% e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Pjesa e..
Sot në qendër të Sofjes do të mbahet një ceremoni përkujtimore për të shënuar 152 vjetorin e vdekjes së Vasill Levskit . Ceremonia para Monumentit..